Lajme

Sfidat e Qeverisë në ardhje

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 07 Shtator 2017

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja kanë thënë se nuk do ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit nëse nuk do të ofrohen argumente se nuk humbet territor, shkruan Zëri.

Qeveria e re, e cila po pretendohet të formohet nga koalicioni PAN, AKR-ja dhe nga Lista Serbe, nuk do ta ketë aspak të lehtë t’u japë zgjidhje proceseve të mëdha, siç janë demarkacioni, asociacioni, liberalizimi i vizave, luftimi i krimit dhe i korrupsionit, etj.

Ndonëse këto çështje ishin problemet kyçe për qeverisjen e kaluar, edhe ajo në ardhje pritet të ballafaqohet pikërisht me të njëjtat. Pos këtyre, Qeveria e cila pritet të drejtohet nga Ramush Haradinaj do ta ketë përballë një opozitë tejet të fuqishme, e cila nuk do ta mbështesë në këtë rrugëtim.

-Advertisement-

Kështu së paku kanë bërë të ditur dy partitë e tjera jashtë PAN-it, lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja, të cilat kanë thënë se nuk do ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit nëse nuk do të ofrohen argumente se nuk humbet territor. Pavarësisht këtyre, përfaqësuesit e koalicionit PAN janë zotuar se do t’i çojnë përpara këto procese. Ata madje janë shprehur optimistë edhe rreth asaj se do ta përfundojnë mandatin.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy