Sfidat dhe rreziqet e Kosovës nga fatkeqësitë natyrore
Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 12 October 2018
Nesër është 13 tetori, Dita Botërore për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera. Qëllimi i shënimit të kësaj dite e cila shënohet në të gjithë botën, është vetëdijësimi i njerëzve për masat që duhet ti marrin në zvogëlimin e rrezikut ndaj katastrofave të ndryshme.
Fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme, me intensitete dhe efekte të ndryshme, të cilat mundë të godasin çdo moment duke shkaktuar humbje të konsiderueshme të jetëve të njerëzve dhe të mirave materiale.
Me fatkeqësi natyrore kuptohen tërmetet, përmbytjet, thatësirat atmosferike të tejzgjatura, rrëshqitjet arkitektonike, ortekët, erërat e forta, zjarret në pyje dhe në mjediset e banuara, sëmundjet infektive masive, pasojat e të cilave prekin popullatën, pronën, mjedisin, si dhe ngjarje të tjera të shkaktuara nga dukuri natyrore, ndërsa me fatkeqësi të tjera kuptohen aksidentet rrugore, hekurudhore, detare, ajrore, si dhe zjarret, shpërthimet, rrëzimet e digave, aksidentet bërthamore, ekologjike ose industriale dhe çdo lloj tjetër aksidenti të shkaktuar nga veprimi njerëzor, nga luftërat ose gjendjet e emergjencës, si dhe format e tjera të dhunës masive.
Nga hulumtimet dhe analizat e ndryshme të bëra, por edhe duke u bazuar në raportet e publikuara nga institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, Kosova kryesisht rrezikohet nga tri rreziqe natyrore: tërmetet, vërshimet dhe zjarret e pyjeve. Mirëpo, edhe rreziqet e tjera nuk duhet të nënvleresohen si: reshjet e mëdha të bores, orteqet, erërat e forta, rrëshqitjet e dheut dhe dëmtimet e pendave të liqeneve artificiale, gjithashtu rreziqe mundë të vijnë edhe nga faktori njeri, si: sulmet e supozuara terroriste, aksidentet ajrore, hekurudhore, rrugore dhe rrjedhjet e mundshme të materieve kimike dhe naftës.
Institucionet e Republikës së Kosovës kanë miratuar Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera, që ka për qëllim mbrojtjen dhe shpëtimin e njerëzve, kafshëve, pronave, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, si dhe
kanë hartuar dokumentet bazë siç është Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Emergjencave dhe Plani i Reagimit Kombëtar. Në bazë të këtij ligji, shteti është përgjegjës për organizimin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera si sistem unik dhe integral shtetëror.
Reaguesit e parë në situata të këtyre fatkeqësive janë zjarrfikësit, shërbimet mjekësore emergjente dhe policia, ndërsa sipas ligjit, në rast të fatkeqësive fillimisht nivelet lokale (komunat) janë përgjegjëse për zbatimin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitëtjera, por nëse ato nuk mund të menaxhojnë situatën e bëjnë kërkesën në Agjencin e Menaxhimit Emergjent, e më pas Agjencia në bazë të rrethanava të krijuara kërkon angazhimin e njësiteve tjera, si Forcën e Sigurisë së Kosovës si reagues i dytë apo edhe institucionet tjera. Identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve, duhet të jetë prioritet qoftë i institucioneve lokale, qoftë i atyre qendrore, duke pasur parasysh rëndësinë e prevenimit të situatave emergjente.
Si qështje me rëndësi që duhet të ceket në këtë rast, është se Kosova është pjesë e Programit të BE-së për Mbrojtje Civile, që ka për qëllim ofrimin / shkëmbimin e praktikave të mira nga vendet e BE-së dhe rajonit, si dhe pjesë e shteteve të mundshme të mekanizmit evropian për
Mbrojtje Civile, e që në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, nëse është e nevojshme mund të kërkohet ndihma ndërkombëtare.
Edhe pse ka një kuadër të konsoliduar ligjor, plane dhe strategji të miratuara, kur jemi te gjendja aktuale në terren, në rast të ndonjë fatkeqësie më të madhe natyrore, Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, logjistike dhe operacionale, trajnime dhe ushtrime të mjaftueshme, si dhe pajisje dhe mjete të duhura për të reaguar në këso lloj situata.
Një zjarrfikës si reagues i parë kujdeset përafërsisht për 2.300 banorë (në bazë të Ligjit për Zjarrfikje dhe Shpëtim duhet të jetë një zjarrfikës për 1.500 banorë), i vogël është edhe numri i automjeteve të tyre, diku rreth një automjet për 10.000 banorë, e mos të flasim për gjendjen teknike të atyre automjeteve dhe gjendjen aktuale të mjeteve dhe pajisjeve për punë, të cilat janë larg standardeve minimale. Gjithashtu edhe shërbimet mjekësore emergjente nuk është se kanë kapacitete të mjaftueshme për përballje me ndonjë fatkeqësi të përmasave më të mëdha.
Shteti i Kosovës nuk ka asnjë helikopter për ta përdorur në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, edhe pse në disa terrene arritja në cak e automjeteve poseduese në kohë reale është e vështirë e për disa vende duket “mision i pamundur”.
Prandaj është e domosdoshme ngritja dhe zhvillimi i këtyre kapaciteteve, ndarje më e madhe e mjeteve financiare për investime, si dhe janë më së të nevojshme trajnime, plane dhe përgatitje në vazhdimësi, ndërsa ushtrimet praktike të koordinuara të të gjitha institucioneve kompetente, janë mënyra më e mirë për të qenë sa më të gatshëm dhe më të përgatitur për ti përballuar fatkeqësitë e mundshme natyrore
Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)
Të tjera
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...