Sfida e muajit tetor! Në vend të alkoolit konsumoni pije freskuese apo çajra, zbuloni arsyen
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 05 October 2022
“Tetori esëll!”. Kjo është fushata që kërkon të motivojë këdo në sfidën për të qëndruar pa alkool. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e klasifikon konsumimin e një ose dy pijeve alkoolike në ditë, si pirje të moderuar. Në të dhënat e grumbulluara, rezulton që dy të tretat e konsumuesve e kapërcejnë këtë cak, të paktën një herë në muaj. Gjatë pandemisë, ky fenomen u thellua edhe më shumë dhe u vu re se njerëzit po konsumonin mesatarisht deri në 4-5 pije në ditë.
Nëse vërtetë duam një jetë të shëndetshme, alkooli duhet shmangur plotësisht. Edhe pirja e moderuar dhe e rrallë, gjatë një fundjave, mund të ketë ndikime sociale, emocionale dhe psikologjike. Ju mund të mendoni se nuk keni nevojë të ndaloni pirjen e alkoolit, pasi nuk jeni të varur apo nuk keni probleme shëndetësore për shkak të tij. Megjithatë, një muaj detoks, nuk është një ide aspak e keqe. Në vend të alkoolit, ju mund të mblidheni me shoqërinë tuaj dhe të konsumoni pije të ndryshme freskuese joalkoolike apo çajra.
Nga ana tjetër, individët që konsumojnë alkool rregullisht, i shmangen kësaj sfide me mendimin se një muaj nuk do të shërbente për asgjë. Mirëpo, ndonëse një periudhë e shkurtër, ka dëshmi se trupi reagon. Te shumë persona është vënë re se mungesa e alkoolit ka përmirësuar cilësinë e gjumit, gjendjen emocionale, të ngrënit etj. Si mund t’ia dilni në këtë sfidë? Së pari, ekspertët rekomandojnë të filloni sfidën me një pije më pak se zakonisht.
Në vend të një gote vere apo birre, ju mund të pini një koktej me sasi të vogël alkooli, derisa ta ndaloni plotësisht. Së dyti, informohuni sa më shumë për efektet që shkakton alkooli në trupin e njeriut. Ndoshta kjo mund të ulë dëshirën për të pirë. Së treti, duke shmangur alkoolin, ju mund t’i jepni vetes kohë për t’u marrë me aktivitete të tjera frytdhënëse. Ka disa mënyra se si pirja e alkoolit gjatë ditës ndikon në trup, për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm.
Të tjera
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...