Lajme

Sfeçla: Trupat e viktimave arrijnë nesër në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 00:11 | 28 July 2021

Ministrat Xhelal Sfeçla e Arben Vitia, u janë drejtuar mediave dhe qytetarëve pas arritjes së 21 të mbijetuarve të aksidentit tragjik të Kroacisë, të cilët arritën në Kosovë mbrëmjen e së martës, shkruan Gazeta Infokus.

“Tashmë sa kemi mbërritur së bashku me 21 bashkëqytetarë tanë që ishin pjesë e aksidentit ku ne kemi humbur 10 qytetarë tanë. Kanë qenë momente jashtëzakonisht të rënda për secilin prej tyre si dhe për ata që kanë ofruar ndihmë të pakursyer në të gjitha dimensionet. Angazhimi i palës kroate ka qenë që nga kryeministri dhe të gjitha palët që kanë ofruar ndihmë. Në këtë rast falënderojmë shtetin kroat për ndihmën e ofruar. Ne mendojmë se po të kishte vonesa në ndihmën e tyre numri i viktimave do të ishte më i lartë ,prandaj ne në vazhdimësi kemi shprehë falënderimin tonë dhe besoj se ata këtë e kanë ndjerë këtë prej të gjithë shoqërisë tonë. Po ashtu kanë përfunduar të gjitha procedurat për transportimin e viktimave, ata janë rrugës duke ardhur dhe besojmë se herët në mëngjes, ata do të jenë këtu dhe nën përkujdesjen tonë do të vazhdojnë procedurat e varrimit”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.

Nga Kroacia mbrëmjen e së martës kanë arritur 21 bashkatdhetarë që i mbijetuan aksidentit, dy prej tyre u transportuan direkt në QKUK për trajtim të mëtejshëm shëndetësor./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera