Lajme

Ja sa përqind ka arritur Nisma deri më tani, e thotë Bilall Sherifi

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 17 October 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate Bilall Sherifi kpër rezultatet preminiale të partis së tij.

Tutje Sherifi ka theksuar se nga rezultatet e deritanishme Nisma ka shkuar në 5.05%, shkruan gazeta inFokus.

“Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votes dhe të dhënat nga rinumërimi i po ktyre 314 kutive është ky: Në K-Votes në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%”

-Advertisement-

Sherifi ka thënë se ky rezultat ka ardhur nga vetëm 314 kuti, por ai shprehet entuziast për 530 kuti të tjera.

“Dhe, mbani shënim: kjo rritje për NISMËN vjen vetëm nga 314 kutitë të cilat janë rinumëruar për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive!

Le të shohim se çka do të na sjell rinumërimi i 530 kutive të cilat në rimumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve!”, ka thënë sherifi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera