Sezoni turistik në Shqipëri, në periudhën maj-korrik 1.5 milionë pushues nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 26 August 2023
Sezoni turistik këtë vit është karakterizuar nga një bum turistik dukshëm më i madh se një vit më parë.
Mirëpo, pavarësisht fluksit të madh qoftë në hyrje ashtu edhe në dalje në pikat e kalimit kufitar tokësore dhe detare, nuk janë krijuar radhë, pasi policia kufitare ka shtuar sportelet dhe stafin.
Edhe këtë vit më të shumtë në numër janë turistët nga Kosova.
Referuar shifrave nga maji deri në korrik në Shqipëri kanë hyrë 1.5 milion kosovarë. Pas tyre vijnë italianët pasuar nga turistët e Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët janë më pak në numër se një vit më parë.
“Pika e kalimit me më shumë fluks është ajo e Morinës më pas vjen Rinasi që sivjet ka pasur shumë lëvizje. Me fluks ka qenë edhe pika e Muriqanit dhe Qafë Thanës. Fluks të shtuar sivjet pati dhe Porti i Sarandës“, tha drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.
Përveç masave në kufi policia e shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera është kujdesur që të mos ketë as incidente me turistët.
“Jemi angazhuar qoftë në bregdet ashtu edhe në turizmin malor që të përmbushin rregullat për një sezon turistik të sigurt. Në det patrullojmë me 35 jet ski dhe mjete lundruese për të ndëshkuar këdo që nuk respekton detyrimet për lundrimin në det ose në liqen“, tha Boshnjaku.
Policia ka qenë afër pushuesve edhe kur ata kanë kërkuar ndihmë. Ka pasur 85 raste të dhënies së ndihmës në det ku situate ka qenë vërtet kritike. Probleme ka pasur në Karaburun dhe në zonat malore. Kemi pasur raste të personave që janë futur në det pa ditur not apo me mjete lundruese të cilat janë prishur.
Pavarësisht fluksit policia kufitare ka ndëshkuar edhe krimet ndërkufitare ku ka arrestuar disa persona për mosdeklarim të të ardhurave në kufi dhe tentative për trafik të lëndëve narkotike. /tch
Të tjera
-
Bllokohet Skenderaj për Bedri Hamzën: Kosova mund të bëhet ma e mirë
Mijëra qytetarë të Skenderajt sot i kanë dhënë mbështetje Bedri Hamzës për kr...
-
BE përsërit thirrjen: Çështja e strukturave paralele të zgjidhet me dialog konstruktiv
Bashkimi Evropian e ka përsëritun thirrjen për konstruktivitet në dialog. ...
-
Trepça i largon përkohësisht nga puna tre punëtorë
Ndërmarrja “Trepça” tre punëtorë i ka larguar përkohësisht nga puna, persona...
-
“Rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik”, Bajrami demanton Muratin: Propagandë, i keni rritë veç 6.80 euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka publikuar një grafikon që sipas t...
-
“Veprimet e Kurtit në favor të Serbisë” – thotë Bilalli
Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afë...
-
Politikat përçarëse të Kurtit, lojë në favor të Serbisë dhe Rusisë?
Serbia dhe Rusia po korrin përfitime nga përçarjet e brendshme mes shqiptarëv...
-
Ngrihet aktakuzë ndaj personit që iu bashkua grupit tẹrrọrist “Al Nusra” në Damask të Sirisë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Pr...
-
Përgatitjet për zgjedhjet, KQZ dhe Misioni Vëzhgues i BE-së diskutojnë sigurinë dhe transparencën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se kryetari i këtij institu...
-
Daut Haradinaj në Malishevë: Entuziazmi i qytetarëve për numrin 137 është përgjigja më e mirë për Kosovën
Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA del me një njoftim për mëgimtarët atje
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë me një njoftim ...
-
I moshuari në Istog i ankohet Kurtit për pensione: Çka na dalin 100€ për ilaçe, një deputet i yti merr 2 mijë
Gjatë një vizite të kryeministrit Albin Kurti në Komunën e Istogut, një i mos...
-
Vrạsja e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj fillon vuajtjen e dënimit me burg
Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia, më 14 jana...