Lifestyle

S’është pastrimi i shtëpisë e as gatimi i darkës: Ky është shkaktari kryesor i fjalosjeve mes të martuarve

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 13 June 2018

Ndryshe nga ç’mendojnë shumica e njerëzve, shkaktari më i shpeshtë i fjalosjeve mes çifteve nuk është pastrimi i rrobave apo përvjetorët e harruar.

Më shumë se gjysma e çifteve të martuara ia drejtojnë gishtin vjehërrisë si shkaktari kryesor i fjalosjeve të tyre, sipas një anketimi me 2,000 britanikë.

Kjo do të thotë se vjehrrit japin mendime të padëshiruara, nuk pajtohen me mënyrën si nipat dhe mbesat e tyre janë duke u rritur, etj.

-Advertisement-

Thuajse gjysma e çifteve të anketuara kanë thënë se prindërit e njëri-tjetrit ndërhyjnë në lidhje, duke shkaktuar të paktën një konflikt në muaj – përderisa një në pesë çifte kanë deklaruar se vjehrri dhe vjehrra janë përgjegjës për mungesën e privatësisë në martesën e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera