Serwer: Vuçiq po i hedh poshtë marrëveshjet sapo del nga takimi
Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 29 June 2023
Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Daniel Serwer, ka folur për idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e një konference të nivelit të lartë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë s’do të lejoheshin të dilnin nga takimi pa marrëveshje, propozim ky që ka marrë përkrahjen e Preisdentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.
Serwer ka thënë se mund të pajtohet me Edi Ramën që problemi qëndron në krye, por thotë se nuk e di dikë që mund të detyrojë Kurtin e Vuçiqin për të marrë pjesë në një samit të tillë dhe për t’i mbajtur ata aty deri në arritjen e një marrëveshje.
Profesori amerikan thotë se përveç kësaj, Vuçiq e ka bërë të qartë se s’ka rëndësi për çfarë ai pajtohet, meqë është i përgatitur t’i hedh poshtë ato sapo të dalë nga takimi.
“Washingtoni dhe Brukseli as që ankohen kur ai e bën këtë”, ka thënë Serwer për Express.
Serwer ka thënë se është e qartë që aktualisht s’ka një marrëveshje për “normalizim”, aq më pak për njohje reciproke.
“Do të doja që liderët kryesore të pajtoheshin për t’u kthyer prapa tek negocimi i marrëveshjeve për çështje që bëjnë diferencën në jetët e njerëzve.
Negociatat përpara 2013-ës kanë qenë më të suksesshme (edhe pse disa mbesin të pa implementuara), sesa negociatat që nga 2013-ta”, ka thënë Serwer.
Serwer ka folur edhe për letrën që 8 senatorë amerikanë i kanë dërguar Shtëpisë së Bardhë, e në të cilën kërkojnë marrjen e masave në rast se Kosova dhe Serbia refuzojnë de-eskalimin. Serwer thotë se në Amerikë dy krahët politikë kanë konsensus për de-eskalimin dhe se vazhdimi i situatës së njejtë do të përkeqësojë gjendjen.
Megjithatë Serwer thotë se nuk mendon që Kosova dhe Serbia kanë përgjegjësi të njejtë kur vije puna tek situata aktuale, e që Serwer thotë se buron nga veprimet e Serbisë, duke filluar nga bojkoti i zgjedhjeve lokale.
“Po, mendoj se ka një konsensus për de-përshkallëzimin. Vazhdimi i situatës aktuale rrezikon edhe më keq. Megjithatë, nuk mendoj se Beogradi dhe Prishtina janë njësoj përgjegjës për situatën aktuale, e cila buron nga bojkoti serb i zgjedhjeve komunale dhe vazhdoi me demonstrata të dhunshme kundër pranisë së policisë së Kosovës në territorin e Kosovës si dhe kidnapimit të policisë së Kosovës në territorin e Kosovës”, ka thënë Serwer.
I pyetur nëse ky konsensus i politikës amerikane është një shenjë që tregon se Kurti duhet të reflektojë, Serwer ka thënë se është i sigurt që kryeministri Albin Kurti është në dijeni për shqetësimet e amerikanëve, gjithashtu edhe presidenti serb, Aleksander Vucic. Por, Serwer thotë se është një gabim serioz, që Washingtoni nuk po i dërgon mesazhe të forta edhe Beogradit.
“Jam i sigurt se kryeministri është në dijeni të shqetësimeve amerikane. Jam i sigurt se edhe presidenti Vuçiq po ashtu, por Uashingtoni dhe Brukseli nuk po i dërgojnë Beogradit të njëjtat mesazhe të forta që po i dërgojnë Prishtinës. Ky është një gabim i rëndë”, ka thënë Serwer.
I pyetur për takimet e shpeshta të Kurtit me britanikët dhe rreth asaj nëse Kurti duhet të fokusohet më shumë tek aleanca me Washingtonin dhe Brukselin, Serwer thotë se nuk e ka problem që Kurti komunikon me britanikët, por shton se ai duhet të mendojë rreth riparimit të raporteve me BE-në dhe SHBA’në.
“S’i kam problem bisedat e tij me britanikë, por ai duhet gjithashtu të mendoj rreth riparimit të raporteve me BE-në dhe SHBA-në”, ka përfunduar Serwer.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...