Lajme

Serwer për dinarin: Çka do që Kosova vendos, SHBA-ja dhe BE-ja e kundërshtojnë

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 01 February 2024

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin.

Ai ka thënë se i pëlqen qëndrimi i BQK-së kur thotë se është institucion i pavarur.

Sipas tij, çështja këtu është që Kosova e përdor euron si valutë të saj dhe dinari nuk po ndalohet. Ka shtuar se njerëzit prapë mund ta përdorin dinarin, por që transaksionet duhet të bëhen vetëm me monedhën euro.

-Advertisement-

“Dhe thënë të drejtën, unë e kuptoj një vendim të tillë. Euroja është një valutë më e qëndrueshme sesa dinari. Askush nuk humb para përveçse kur bëhet këmbimi i parave dhe sinqerisht përdorimi i dinarit në Kosovë është një shkelje e sovranitetit të Kosovës. Mund ta kuptoj se 15 vjet pas pavarësisë banka e sheh si kohë të përshtatshme për të zbatuar ligjin. Kjo nuk është një çështje e madhe, por një gjë e vogël, që ka një rëndësi simbolike për çështjen e sovranitetit”, ka thënë ai.

Ka deklaruar se SHBA-ja dhe BE-ja siç duket nuk kanë kufizime se çfarë i kërkojnë Kosovës, dhe nuk kanë kufizime për qasjen e pabalancuar që kanë ndaj të dy shteteve.

Sipas tij, SHBA-së dhe BE-së u është bërë shprehi kjo gjë.

Ka shtuar se çdo gjë që Kosova vendos, SHBA-ja dhe BE-ja ose e kundërshtojnë, ose kërkojnë shtyrje të atij vendimi.

“Kjo qartazi është një politikë jobalancuese që nuk po funksionon dhe pjesërisht është shkaktari i ngërçit në dialog. SHBA-ja dhe BE-ja duhet të sprapsen dhe të lejojnë një shtet sovran që t’i zbatojë ligjet e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera