Serwer për deklaratat e Hillit: Nuk është vetëm joprofesionale, edhe Hovenierit ia vështirëson punën

Autori: Gazeta inFokus
19:20 | 12 June 2023
Ish-diplomati dhe profesori amerikan Daniel Serwer, ka analizuar në një shkrim deklaratat e fundit të Ambasadorit të SHBA’së në Beograd Christopher Hill për Kryeministrin Albin Kurti.
“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë” kishte thën Hill.
Për Serwer, kjo deklaratë ka probleme.
“Nuk është vetëm joprofesionale. Edhe kolegut të tij në Prishtinë ia vështirëson punën. Herën e fundit që zyrtarët amerikanë sulmuan kryeministrin Kurti dhe madje organizuan rënien e tij nga pushteti, ai u kthye pas zgjedhjeve me një mandat të ripërtërirë dhe një shumicë më të madhe. Ai ka lënë të kuptohet së fundi se mund të thërrasë zgjedhje të parakohshme, me sa duket duke shpresuar që në këtë mënyrë t’u tregojë amerikanëve se ka mbështetjen e qartë të shumicës së Kosovës” ka shkruar Serëer.
Tutje Serwer ka bërë vërejtje për vlerësimet e Hill për Presidentin e Serbisë edhe pse Vuçiq ka mobilizua ushtrinë dhe e ka dërguar në kufi me Kosovën.
“Kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjes së normalizimit të shkurtit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të cilën amerikanët thonë se është ligjërisht e detyrueshme. Ajo ndalon kërcënimin ose përdorimin e forcës (neni 3)”, ka shkruar Serwer.
Serëer ka vazhduar tutje duke thënë se, Hill, në vend që të denoncojë këtë shkelje, ka përmendur lojën e serbëve me litarë me ushtarët e NATO’s
“Serbët e Kosovës e dinë se NATO-ja sot i mbron ata sikur dhe shqiptarët në jug të lumit Ibër. Ishin bandat serbe të dërguara kryesisht nga presidenti Vuçiq që bënë punën e pistë të sulmit ndaj ushtarëve të NATO-s. Për këtë, ambasadori Hill nuk thotë asgjë” shkruan Serwer.
Analisti amerikan ka komentuar presionin e Hill për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe brenda Kosovës si pjesë e marrëveshjes së vitit 2013 nga e cila Kosova do të përfitonte shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë territorin e saj.
“Beogradi, megjithatë, nuk e ka lejuar këtë shtrirje Ka ka rezistuar ndaj përpjekjeve të Prishtinës për t’i bërë serbët në veri të Kosovës të përdorin targat e Kosovës, ka tërhequr zyrtarët nga institucionet e Kosovës në veri, ka mbështetur dhe zbatuar bojkotin serb të zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe ka mbajtur atje forcat klandestine serbe të sigurisë, të cilët bashkëpunojnë me rebelët e dërguar nga Beogradi. Jo të gjithë simpatizanziuesit e ankesave të serbëve janë aq të verbër sa ambasadori (Hill) ndaj asaj që po ndodh në veri” shkruan Serwer.
Sidoqoftë, diplomati i pensionuar amerikan i ka kërkuar Kosovës të dalë me një propozim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Mendoj se Prishtina duhet të prezantojë propozimin e saj për AKMS. Kryeministri Kurti ka përmendur si model të mundshëm Këshillin Kombëtar Serb në Kroaci. Ai duhet ta shprehë atë ose propozimin e tij në një propozim me shkrim plotësisht në përputhje me kushtetutën e Kosovës, siç kanë garantuar amerikanët që çdo AKMS duhet të jetë. Të shohim nëse Vuçiq i mirë e blen këtë. Edhe nëse e bën, garancia amerikane duhet të jetë me shkrim me një angazhim për të monitoruar zbatimin në baza të rregullta” ka theksuar Serwer.
Ai ka kritikuar Departamentin Amerikan të Shtetit për politikën që është duke e ndjekur në ballkan duke theksuar se Sekretari Blinken duhet ta dijë për gabimet.
“Ai duhet të urdhërojë një rivlerësim të shpejtë dhe korrigjim të kursit” ka shkruar profesori amerikan.
Duke i komentuar deklaratat e Hill, që vuri në pikëpyetje partneritetin e Kurtit me amerikanët tha se edhe për Departamentin Amerikan të Shtetit
“PS: Edhe për Departamentin e Shtetit, komentet e Hillit për Kurtin ishin të tepërta. Kështu që Gabe Escobar duhej t’i korrigjonte ato, mendoj dje” ka shkruar Serwer.

Të tjera
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...