Lajme

Serwer numëron ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë dhe afërsinë e saj me Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 09 January 2024

Daniel Serwer, profesor i njohur nga ShBA-ja, ka shkruar disa shkrime të shkurtra në rrjetin social “X”, ku ka kritikuar ashpër Serbinë.

Në shkrimin e tij, profesori amerikan ka shkruar se Serbia ka sponsorizuar një bojkot electoral në Kosovë e ka kidnapuar tre policë të Kosovës.

Ai e ka kritikuar edhe presidentin e ShBA-së, Joe Biden.

-Advertisement-

“Serbia ka sponsorizuar një bojkot zgjedhor në Kosovë, ka rrëmbyer policë të Kosovës, ka pajisur dhe trajnuar një kryengritje atje, ka keqtrajtuar protestuesit në Serbi dhe ka zhvilluar zgjedhjet e veta jo të lira dhe mashtruese, por Biden ende pretendon se Beogradi është i përkushtuar ndaj demokracisë.” – shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera