Lajme

Serwer, mediave serbe:Po përdorni terme raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 10 December 2020

Daniel Serwer ka qenë gjatë mbrëmjes së kaluar penalist përmes një videoje lidhje në një mbledhje të Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit të SHBA-së, ku u diskutua situata në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Ai ndër të tjerash i kishte rekomanduar presidentit të zgjedhur, Joe Bidenit, të bëj më tepër presion në njohjen e Kosovës nga Serbia, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që shumë media serbe, duke iu referuar fjalëve të profesorit të Universitetit John Hopkins, shqiptarët t’i thërrasin me terme raciste ‘šiptari’.

-Advertisement-

Profesori amerikan ka publikuar një mesazh në llogarinë personale në Twitterit teksa ka pyetur se si dëshironi të keni sovranitet mbi një popull që është 90 për qind shqiptar.

“Me të vërtetë nuk kam problem me pjesën ‘ku kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia dhe të shfuqizojë Srpskan’. Kjo është e saktë. Tregimi këtu është përdorimi i një termi racist për shqiptarët. Si pretendoni sovranitetin mbi një popullsi që është 90 për qind e njerëzve, të cilëve ju referoheni me një term racist?”, tha Serwer.

Ndryshe, Komiteti për Politkë të Jashtme të SHBA-së, ku kryesues ishte Eliot Engel, i ka rekomanduar demokratit që më shumë të merret me Ballkanin Perëndimor për shkak të ndikimit rus dhe kinez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera