Serwer ‘godet’ rëndë Thaçin në lidhje me kërkesën e tij për pasaportat shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 17 October 2017
Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se kërkesa e presidentit Hashim Thaçi drejtuar homologut të tij Ilir Metës për pajisje të qytetarëve me pasaporta të Shqipërisë e zvogëlon sovranitetin e Kosovës. Sipas tij, një kërkesë e tillë nuk pranohet as nga Shqipëria nga frika e kthimit mbrapa të perspektivës së vet për në BE
Pajisja e qytetarëve të Kosovës me pasaporta të Shqipërisë, ashtu siç i kërkoi ditë më parë presidenti Hashim Thaçi homologut të tij Ilir Meta, do ta zvogëlonte sovranitetin e Kosovës.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, duke shtuar se pavarësisht një kërkese të tillë Shqipëria nuk do t’u japë pasaporta kosovarëve, siç thotë ai, nga frika e kthimit mbrapa të perspektivës së vet për në Bashkimin Evropian.
Serwer gjatë kësaj interviste po ashtu ka folur edhe për kritikat e Thaçit ndaj ndërkombëtarëve për Gjykatën Speciale.
Sipas tij, nëse UÇK-ja dëshiron të mbahet mend për të mirë mbështetësit e saj nuk duhet t’i mbrojnë abuzimet e të drejtave të njeriut të kryera nga anëtarët e saj.
I pyetur se a do të detyrohet ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit për në BE, Serwer ka thënë se njohja duhet të ndodhë edhe më shpejt.“Ajo nuk duhet të jetë njohje dypalëshe, por në vend të kësaj mund të vijë në formën e anëtarësimit në OKB dhe shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë të nivelit të ambasadorëve”, ka thënë mes tjerash Serwer
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...