Serkretari serb i mbrojtjes: Duhet ta gjuajmë topin në oborr të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
12:56 | 27 January 2023
Sekretari shtetëror në ministrinë serbe të mbrojtjes, Nemanja Staroviq, ka thënë sot se “Beogradi duhet të veprojë me mençuri dhe ta gjuaj topin në oborr e Prishtinës, duke mos thënë “jo”, por duke qëndruar në tryezën e bisedimeve.
Staroviq ka pretenduar se “në këtë moment është e nevojshme që Serbia të tregohet e mençur, të peshojë me kujdes çdo lëvizje dhe të mos lejojë rrethanat e tilla “që të fajësohemi ne dhe të pësojmë”, e që nuk do të thotë se duhet të pranojmë atë që është e pafavorshme për Serbinë”.
“Në aspektin taktik, ne duhet të jemi të mençur, ta vendosim topin në fushën e Prishtinës, duke mos thënë – jo edhe pikë, por duke qëndruar në tryezën e bisedimeve dhe duke përfituar nga fakti se në Perëndim është pjekur vetëdija se është me rëndësi që fillimisht të zbatohet ajo për të cilën është pajtuar, e ky është Asociacioni”, mundohet Staroviq që nëpërmes të televizionit në shërbim të Vuçiqit “TV Pink”, t’ju “hedhë hi në sy” opozitës serbe e cila tashmë u bë shumë e zëshme duke e akuzuar presidentin serb për tradhti, transmeton Paparaci.
“Nëse ia dalim, Kurti do të jetë në pozitë të vështirë”, vazhdon Staroviq.
“Kurtit do ta ketë të vështirë, sepse politika e tij mbështetet vetëm në fushatën kundër Asociacionit”, ka pretenduar ai.
“Ne si shtet nuk duhet të lejojmë të jemi pala që do të fajësohet për dështimin e nismës. Dhe që pas një vit ta kuptojmë se kemi një Serbi të shkatërruar, si rezultat i veprimeve të pamenduara mirë”, ka pretenduar ai.
Ai përmendi edhe deklaratën e shefes së diplomacisë gjermane, Analene Berbock, e cila tha se “BE-ja është në luftë”, e cila, sipas pretendimeve të tij, “vetëm se tregon se çdo logjikë e diplomacisë është e humbur, se nuk ekziston më as logjika e as profiti, por logjika e luftës, në të cilën shpesh merren vendime të paarsyeshme”, aludon Staroviq në kërcënimin e “pesëshes perëndimore” për tërheqjen e investimeve nëse Vuçiq nuk pajtohet me marrëveshjen.
Duke shtuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq me të drejtë ka theksuar shpejtësinë me të cilën kompanitë e huaja janë tërhequr nga tregu rus.
“Kur flasim për ndërprerjen e investimeve dhe tërheqjen e kompanive, këtë duhet ta marrim seriozisht. Kjo nuk do të thotë se ne pranojmë gjëra të pafavorshme për Serbinë, por duhet të qëndrojmë në tryezë”, mendon Staroviq se do të kenë sukses për t’i tej zgjatur bisedimet deri në pafund.

Të tjera
-
Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e...
-
Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh
Lehtësimi dhe përshpejtimi i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në vendk...
-
Hykmete Bajrami për Qeverinë Kurti: Dy vjet qeverisje, dy vjet arsyetim, dy vjet dështim
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, me anë të një videoporosie të publikuar ...
-
Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin
Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marr...
-
Molliqaj: UÇK është guxim, jo kalkulim, mbrojtja e saj duhet të jetë mbi politikën ditore
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikoi ashpë kryeministrin e Kosovës Albin ...
-
Qytetarët frikësohen se pas rritjes së çmimit të rrymës do të rriten edhe çmimet e artikujve
Një ditë pasi Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë vendosi shtrenjtimin...
-
Dy trena në Zvicër dalin nga shinat, raportohet për të lënduar
Një ngjarje terrori ndodhi sot në Zvicër kur dy trena dolën nga shinat, duke ...
-
Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit
Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, ...
-
Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar...
-
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin
Një tentim grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Me këtë rast grabitë...
-
Një tërmet i fortë dridh Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi këtë pasdite Greqinë sipas Qendrës Sizmolo...
-
Parashikimi i motit për fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do...