Lajme

Sërish zgjedhje në Tërnoc, gjykata vendos në favor të Kamberit

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 17 June 2022

Kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, për 13 vota, nuk arriti të fitojë një ulëse në kuvendin e Serbisë, duke marrë 598 vota nga 611 sa i duheshin.

Por, zgjedhjet në Tërnoc të Preshevës do të mbahen sërish, pas ankesës nga ana e Kamberit.

Këtë për Klankosova e ka konfirmuar Kamberi, i cili është shprehur se Gjykata Administrative ka vendosur në favor të tyre.

-Advertisement-

“Po, do te përsëriten, sot ka vendos Gjykata administrative duke aprovuar ankesën tonë”, është shprehur Kamberi.

Derisa Kamberi shtoi se nesër do të vendosë Komisioni Republikan se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Kjo do të jetë hera e katërt që do të mbahen zgjedhjet në këtë komunë të Preshevës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera