Lajme

Sërish vërshime në Podujevë, dy lagje i merr uji

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 26 January 2021

Reshjet e shiut dhe borës gjatë tërë natës, kanë bërë që sot sërish të ketë vërshime në disa zona të Komunës së Podujevës.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH), Fevzi Jetullahu, dhe drejtorin e Inspeksionit, Ajet Potera kanë vizituar pjesën e qytetit te Lagja “Shala” dhe “Tovërlanët” ku si pasojë e ngushtimit të shtratit të përroskës dhe daljes së saj nën rrugën magjistrale uji ka vërshuar.

Sipas njoftimit të komunës në këtë zonë që nga mëngjesi ekipi emergjent i komunës dhe kompania e angazhuar ka intervenuar në hapjen shtratit të përroskës.

-Advertisement-

Gjithashtu kryetari Bulliqi ka vizituar edhe Lagjen “Kërtokët”, ku përroska që kalon andej ka dalë nga shtrati.

Gjatë vizitës në teren Bulliqi tha se Komuna e Podujevës, ashtu si edhe para dy javësh, ka angazhuar të gjitha kapacitetet për t’u dalë në ndihmë banorëve në zonat që preken nga vërshimet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera