Lajme

Sërish sulmohet Policia e Kosovës në veri

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 16 April 2022

Edhe një sulm tjetër ka ndodhur sot ndaj Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit ne veri, përkatësisht në Sharpej të Jarinjës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se kanë ndodhur dy shpërthime afët veturës së policisë.

“Sot, më 16.04.2022, rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime (dyshohet nga mjete piroteknike). Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zone”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gjithashtu, është bërë e ditur se sulmi është bërë më mjete piroteknike dhe se ky sulm vjen nga territori i Serbisë.

“Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.
Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se dje u njoftuar për disa sulme të tjera ndaj Policisë së Kosovë në veri të vendit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera