Lajme

Sërish shifër e lartë e të infektuarve me COVID19, në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 26 November 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 775 raste të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta inFokus

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 775 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

-Advertisement-

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste, Prishtinë 2 raste, Ferizaj 1 rast, Gjilan 1 rast, Klinë 1 rast , Suharekë 1 rast, Pejë 2 raste, Vushtrri 1 rast , Gjakovë 1 rast dhe Podujevë 1 rast.

Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.375“, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera