Lajme

Sërish rrëshqitje të tokë në Kinë, 93 viktima

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 28 June 2017

Pak ditë më parë një fshat në Kinë u godit nga një masiv shkëmbor për shkak të rrëshqitjes së tokës. Nga kjo rrëshqitje humbën jetën më shumë se 100 persona.

Por teksa kanë kaluar vetëm tre ditë, një valë e dytë e rrëshqitjeve të tokës, ka goditur të martën një fshat kinez në jugperëndim të provincës Sichuan, njoftojnë mediat shtetërore.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve “Hsinhua”, deri tani nuk është raportuar ndonjë dëmtim tjetër që pas evakuimit të zonës të hënën, si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

-Advertisement-

“Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 10 trupa por u detyruan të pezullonin kërkimet e tyre për shkak të paralajmërimeve për një rrëshkitje tjetër të tokës, shprehen autoritetet lokale.

Ndërkohë që pritet të bëhen kërkime edhe për 93 persona të tjerë të shpallur të humbur.

Kina është duke përjetuar mot të vështirë me shira të rrëmbyer që ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje masive të tokës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera