Serish protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 13 April 2022
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar serish para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës, mos marrjen e pagave për më shumë se dy vjet dhe përmbushjen e obligimeve.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës Shkumbin Goçi, ka thënë se Qeveria ka obligim ndaj 60 punëtorëve sa i përket pagave pasi kanë gati tri vjet që nuk kanë të ardhura financiare. Ai gjithashtu u shpreh se nuk do të ndalin protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Ne edhe sot sikur herëve të tjera jemi detyruar të dalim t’i kërkojmë të drejtat tona që na takojnë, si miratimi i ligjit, përmbushja e obligimit që ka qeveria ndaj punëtorëve sa i përket pagave. Janë rreth 60 punëtorë qe dy vjet nuk kanë kurrfarë të ardhura, kanë mbetur nën mëshirën e Zotit dhe kjo është arsyeja… Gjithmonë kemi premtime, por ato po shteren dhe po detyrohemi serish të dalim në rrugë. Ne nuk do të ndalemi derisa të përmbushen kërkesat. Ne po mundohemi në mënyrë ligjore ta zgjedhim çështjen tonë”, tha Goçi.
Goçi tha se ndihen të zhgënjyer me institucionet vendore sa i përket çështjes së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
“Dje ka qenë një intervistë e ministrit ku gazetarja ia bën një pyetje: nesër kanë punëtorët e Lotarisë së Kosovës një protestë. Ku ka mbetur çështja e tyre? Dhe përgjigjja e ministrit është për keqardhje, na ka zhgënjyer të gjithë punëtorët kur thotë se duhet analizuar nëse duhet të ketë shteti i Kosovës një lotari. Kjo është katastrofë”, tha ai.
Ndërsa, Bashkim Sherifaj punëtor i Lotarisë nga Komuna e Ferizaj, kërkoi nga Qeveria t’i rikthejë në vendin e punës.
“Thjesht, duam të na rikthejnë në punë, nuk duam lëmoshë. Nuk duam ndihmë nga Qeveria, por vetëm të na kthejë në vendet e punës që na i kanë mbyllur padrejtësisht. Ata e dinë që është padrejtësisht dhe e dinë që nëse i dërgojmë në gjyq do të humbasin. Më 9 maj bëhen tri vjet. Si mund njeriu të ekzistojë pa rrogë.. Lotaritë kombëtare funksionojnë në të gjithë botën, në Korenë Veriore dhe Arabinë Saudite dhe në Kosovë falë qeverisë, ne vetëm jemi financuar, kurrë ndihmë nuk na ka dhënë Qeveria…S’po na lënë të punojmë, atëherë të na i japin pagat derisa të arrihet një zgjidhje afatgjatë”, tha Sherifaj.
Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2019 ka miratuar Ligjin për ndalimin e lojërave të fatit./kp/

Të tjera
-
Qeveria Kurti përzuri kompaninë amerikane, i shkaktoi Kosovës 21 milionë euro dëm dhe tani i kthehet “Kosovës A”
Pas anulimit të projektit për ndërtimin e termocentralit të ri dhe humbjes në...
-
Përplasen ashpër, Gjesti – Eglit: Prej këtij momenti mos të pafsha këtë fytyrë
Banori nga Kosova, Gjesti, po vazhdon të bëjë lojëra të ndryshme në shtëpinë ...
-
Afati për deklarim të pasurisë drejt fundit
Gjatë ditë së sotme, uebfaqja e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka ...
-
Arben Gashi për bisedat në Viber: S’kam koment!
Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi...
-
Haxhiu thirrje që Prokuroria të zgjerojë hetimet edhe ndaj anëtarëve të Kryesisë së LDK-së
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria duhet të vepr...
-
“Bisedat e brendshme të LDK-së”- Bajqinovci kërkon hetim për votat jashtë dhe brenda vendit
Mefail Bajqinovci i VV’së ka reaguar pas publikimit të bisedave të brendshme ...
-
Në vend të 40 km/h voziti 92 km/h, dënohet në Ferizaj 19 vjeçari
Policia në Ferizaj kanë dënuar një 19 vjeçar me 300 euro gjobë, tre pikë nega...
-
Përplasje virtuale mes Shalës dhe Gashit, për votat e diasporës, pjesë e grupit në “Viber” edhe Abdixhiku
Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga ...
-
Kurti takohet me Kretschmann, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes shteteve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja ...
-
Maqedonci: Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në veri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në një intervistë për mediumin kroa...
-
Kamberi i çon letër Vuçiqit: Shqiptarët nuk do të marrin pjesë në konsultimet për krijimin e qeverisë së re
Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se shqipta...
-
Nga mesi i Prillit regjim i ri kufitar Kosovë – RMV, ambasada në Shkup jep detaje
Ambasada e Kosovës në Shkup njofton se regjimi i ri kufitar në mes të Republi...