Lajme

Sërish protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 05 November 2021

Me pankarta në duar dhe nën fishkëllimën e bilbilave, punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë dalë përsëri në shesh për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre. Ata janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga ekzekutivi të miratohet ligji për Lotarinë e Kosovës.

Pankartat bartnin mbishkrimet: “Edhe fëmijët tanë e duan jetën”, “Mbajeni premtimin, miratojeni ligjin”, “Qeveria pronare, punëtorët në rrugë”, “Mos na rrezikoni ekzistencën e familjeve tona”.

Përfaqësuesi i Lotarisë së Kosovës, Miran Ademi deklaroi se do të ndërmerren masa tjera dhe po ashtu bëri të ditur se nuk përjashtohet mundësia e hyrjes në grevë.

-Advertisement-

“Unë punoj që 36 vite në Lotarinë e Kosovës, domethënë pa kurrëfarë arsye na kanë largu”, u shpreh ai.

Ademi gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës e ka dërguar edhe bordin prej pesë anëtarëve, e që sipas tij, ata nuk kanë pasur ndonjë vërejtje.

Kurse Shkelzen Morina kishe një pyetje për Qeverinë e Kosovës.

“A thua a mendojnë ata a jemi ne popull i Kosovës, a jemi jashtë Kosovës?”, u deklarua ai.

Në një njoftim të bërë dje është bërë e ditur se protesta të tilla do të na përcjellin deri në miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Kujtojmë se punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe disa herë lidhur me çështjen e njëjtë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera