Lajme

Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 31 October 2024

Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipërisë, duke përsëritur skenarin e dy javëve më parë të përplasjes me forcat e Gardës.

Flamur Noka, Dash Sula, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani ishin sërish në krye të përballjeve me Gardën e cila edhe njëherë ka rritur praninë e saj në dyert e Kuvendit, të përforcuar me një gardh metalik.

Fyerje dhe shtyrje ka pasur në drejtim të Gardës, e cila u cilësua nga deputetët opozitarë si në shërbim të regjimit të kryeministrit Edi Rama.

-Advertisement-

Opozita ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga “mosbindja civile”, teksa dy ditë më parë bllokoi për 3 orë me radhë 6 akse kryesore të vendit. (A2News)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera