Sërish përballen Kurti dhe Vuçiqi kësaj radhe në Davos të Zvicrës

Autori: Gazeta inFokus
19:14 | 24 May 2022
Pas dy përballjeve në Bruksel në verën e vitit 2021, takimit të këtij maji në Berlin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, do ta kenë rastin edhe për një përballje të katërt në Davos të Zvicrës, në kuadër të një diskutimi në “World Economic Forum” që ka filluar më 22 maj e do të përfundojë më 26.
Siç kanë njoftuar edhe nga qeveria kosovare, ashtu edhe nga presidenca e Serbisë, të dy do të marrin pjesë në eventin “Diplomacy Dialogue for the Western Balkans”.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters.Atje ai do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Edhe nga Serbia kanë njoftuar se presidenti serb, Aleksander Vucic, do të marrë pjesë në takimet përgjatë “World Economic Forum” gjatë të martës dhe të mërkurës (24 dhe 25 maj).
Derisa është bërë e ditur se edhe Vuçiq do të marrë pjesë në sesionin “Dialogu Diplomatik në Ballkanin Perëndimor” në Davos të Zvicrës.
Kurti dhe Vuçiq ishin përballur në një organizim në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih gjatë vitit 2020, përballje kjo që ishte shoqëruar me tensione mes dy liderëve.
Të tjera
-
Aksidentet me trotinetë, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor
Sot janë raportuar disa raste të lëndimeve serioze nga përdorimi i trotinetëv...
-
Milionerët e Bordit të AKP-së me nga 3 e deri në 5 paga, unaza, byzylykë, vathë me 18 karat e diamante, kjo është pasuria e tyre
Dikur Albin Kurti, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e Agjencisë...
-
Vendimi i Kushtetueses për Kryeprokurorin e Shtetit publikohet në fillim të javës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet që në fillim të kësaj jave...
-
Komunitetet joshumicë takohen me Kurtin, mbështesin Vettingun
Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, ...
-
Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të...
-
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u...
-
Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut
Janë djegur dy kamiona në fshatin shqiptar, Çabër të Zubin Potokut. Lajmin...
-
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shte...
-
Në këtë lokacion të Prishtinës do të mbahet Sunny Hill
Në një deklaratë të përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës...
-
Zbulohen 8pllaka guri të dinastisë Qing
Tetë pllaka guri që datojnë nga dinastia Qing (1644-1911) janë zbuluar në pro...
-
Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK ka një thirrje për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një thirrje për qytetarë...
-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
Përzgjedhja e fituesit të parë të veturës Dacia Sandero do të shpallet me 9 k...