Sërish konfirmohet aktakuza ndaj ish-policit dhe policit tjetër të akuzuar për keqtrajtimin e të dëmtuarit në stacion policor

Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 07 May 2022
Pas kthimit në rivendosje nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore në Prishtinë përsëri ka marrë vendim me të cilin ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-policit Haris Kelmendi dhe policit Agon Hyseni, të akuzuar se në qershor të 2018-ës, kishin keqtrajtuar të dëmtuarin derisa e kishin ndaluar në stacionin policor.
Ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. Kurse, Kelmendi po akuzohet edhe për veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”,
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se në këtë çështje penale gjykata duke vepruar sipas sugjerimeve të Apelit, ka kthyer në plotësim aktakuzën dhe ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të bëjë plotësimin e aktit akuzues dhe të ofrojë si provë deklaratën e të pandehurit Kelmendi.
Kthimin në plotësim të kësaj akuze, sipas këtij vendimi Apeli e kishte kërkuar me arsyetimin se veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga neni 386, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të KPRK-së, për të cilën vepër akuzohet Kelmendi, parashihet dënimi me burgim prej 6 muaj deri në 5 vite.
Tutje, Apeli kishte theksuar se në bazë të dispozitave ligjore është e domosdoshme që prokuroria ta marrë në pyetje të pandehurin në procedurën paraprake dhe në bazë të kësaj dispozite ligjore dhe se aktakuza nuk mund të ngritet pa marrjen e deklaratës apo njoftimin e të pandehurit për akuzën kundër tij, marrë parasysh faktin se vepra penale e cila është objekt i kësaj aktakuze është e dënueshme me më shumë se 3 vite.
Më pas, më 10 mars 2022 Prokuroria Themelore në Prishtinë, i ka dorëzuar gjykatës deklaratën e të pandehurit Kelmendi të dhënë në të njëjtën ditë, i cili ishte mbrojtur në heshtje.
Ndryshe, më 27 shtator 2021 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktvendim me të cilin i kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat e mbrojtësve për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
Kundër këtij aktvendimi, ankesë kishte ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Kelmendi, avokati Naim Rudari, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, për shkak të shkeljes së ligjit penal dhe për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.
Gjykata e Apelit pas vlerësimit të të gjitha shkresave të kësaj çështje juridike penale, kishte gjetur se ankesa është e bazuar, ashtu që vendimin e gjykatës së shkallës së parë e kishte kthyer në rivendosje.
Ndryshe, për këtë rast, i akuzuari Kelmendi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se gjatë vitit 2018 ka keqtrajtuar fizikisht një 18 vjeçar, në stacionin policor të Prishtinës.
Sipas aktakuzës së ngritur më 2 prill 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Haris Kelmendi po akuzohet së më 26 qershor 2018 në Stacionin Policor Qendra, në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar (zyrtar policor), derisa ishte duke e trajtuar të dëmtuarin L.R lidhur me një rast si i dyshuar, gjatë procedimit të rastit i akuzuari me dashje e ka keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij.
Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Kelmendi ka keqtrajtuar të dëmtuarin L.R, në atë mënyrë që i ka shkaktuar dhimbje fizike dhe psikike me formë veprimi në trupin-subjektin pasiv duke e goditur fuqishëm me shuplakë në fytyrë nga e cila goditje i dëmtuari rrëzohet.
Kurse, i akuzuari Agon Hyseni në vendin dhe datën e lartcekur po ashtu në cilësinë e personit zyrtar (zyrtar policor) gjatë procedimit të rastit, me dashje ka keqpërdorur detyrën apo autorizimet zyrtare, duke keqtrajtuar të dëmtuarin Rama në atë mënyrë që duke e goditur me duar në trup (duke ia drejtuar armën zyrtare dhe duke ia futur në gojë) me fjalët se “a po të duket mirë kur po jua shtini armën personave gjatë grabitjes” si dhe gjatë kohës sa ka qenë në Stacion Policor ka lejuar të incizohet keqtrajtimi i të dëmtuarit, me çka e ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarit.
Me këto veprime, ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Tutje, në dispozitivin e dytë të kësaj aktakuze thuhet se më 29 janar 2021, në Prishtinë, i akuzuari Kelmendi fillimisht e thërret përmes telefonit të dëmtuarin L.R, duke kërkuar nga i njëjti që ta tërheq deklaratën e dhënë në Inspektoratin Policor, të cilën kërkesë i dëmtuari e ka refuzuar.
Gjithnjë sipas aktakuzës, menjëherë pas kësaj i dëmtuari ka pranuar edhe një thirrje tjetër ku i është kërkuar t’ia lehtësojë deklaratën kundër të akuzuarit, pastaj i akuzuari e ka thirrë me telefon hetuesin e IPK-së Fitim Zeneli, duke u munduar që të parandalojë apo vonojë nga komunikimi i informatës hetuesit e tjerë të autorizuar, prokurorit apo gjyqtarit lidhur me kryerjen e veprës penale.
Për këtë, Kelmendi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga neni 386, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Pupovci flet për sulmin ndaj bashkëshortes së tij: Ia kemi lënë drejtësisë
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin ...
-
Vritet një burrë në Ferizaj, i dyshuari kapet në vendin e ngjarjes me armë në dorë, plagoset nga Policia
Policia e Ferizajt përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një pe...
-
Sulmohet seksualisht një e mitur në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar mëngjesin e së premtes në Fushë Kosovë, nën dyshim...
-
Lipjan: I mituri therrë me thikë bashkëmoshatarin e tij
Një i mitur ka therë me thikë një të mitur tjetër pasditen e së premtes në Li...
-
Aksident me fatalitet në rrugën Kllokot – Viti, vdes një motoçiklist
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së premten në rrugën Kllokot – Viti, si...
-
Avokati i Popullit: Kodi Civil të sigurojë të drejtat e barabarta për personat e sekseve të njëjta
Marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta duhet të njihen dhe të...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet edhe çështja e Trustit
Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuve...
-
Ish-zëvendësministri dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, publikon video ku shtihet me armë
Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë ...
-
Sulmon policët, arrestohet 20 vjeçari në Suharekë
Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një t...
-
Nuk do ta besoni se çfarë i ka ndodhur kryetarit të KOK-ut në Japoni
Kryetari i Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ekskluziv...
-
EMOCIONUESE: Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi tregon një moment rrëqethës për Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i ftuar në emisionin...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është shifra marramendëse që Kosova do të paguante për marketing e që Majlinda e Distria e bën me fitoren e tyre
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka treguar vlerën të...