Lajme

Sërish ia huqë Donika Gërvalla, kandidatëve të Mitrovicës u referohet si kandidatë nga Podujeva

Autori: Islam Morina 23:02 | 15 October 2021

Ministrja e Punëve të Jashme dhe Diasporës Donika Gërvalla Schwarz, ia ka huqur edhe një herë me postimin e saj, por kësaj radhe me kandidatët e Mitrovicës që ajo i di për të Podujevës.

Ajo ka shpërndarë fotot e pesë kandidatëve nga Mitrovica, por që në tekstin e postimit thotë se ata janë nga Podujeva, kur bën thirrje që ata të votohen, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo pas ca kohe Gërvalla e ka kuptuar se ia ka huqur qytetit prej nga vijnë kandidatët e “Listës Guxo” që i ka promovuar dhe e ka edituar postimin e saj.

-Advertisement-

Gërvalla Schwarzit tashmë i është bërë rutinë huqja në postime, duke përfshirë edhe ato të detyrës zyrtare, duke shkaktuar edhe skandale diplomatikë e që nuk i bëjnë nderë diplomacisë kosovare./Gazeta Infokus/

Postimi kur Donika Gërvala ia huq vendit prej nga vijnë kandidatxët
Postimi i edituar pasi Donika Gërvalla e kishte kuptuar huqjen

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera