Lajme

Sërish fjalë të rënda, Haxhi Shala: Avni Arifi ndoshta shkoi në Berlin të flasë për biznes me Gjuriqin

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 18 July 2019

Përplasjet mes zyrtarëve të partive në pushtet, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdojnë.

Të enjten, gjatë një paraqitje në  T7, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Haxhi Shala, ka sulmuar ish-këshilltarin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi.

Shala ka zgjedhur fjalë të rënda për Arifin, tani ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa ka folur për takimin e raportuar në Berlin, mes Arifit dhe shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

-Advertisement-

“Nuk e di a kanë shkuar përfaqësuesit e AAK’së në Gjermani të bisedojnë për Kosovën, apo për biznes, me përfaqësuesit e Serbisë”, është shprehur Shala.

“Por, nëse qëndron se kanë biseduar për Kosovën, Avni Arifi duhet të shkarkohet”, ka deklaruar deputeti i Nismës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera