Lajme

Sërish dështon zgjedhja e dy gjyqtarëve të Kushtetueses

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 29 December 2021

Për herë të dytë brenda ditës Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë dy gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Infokus.

Asnjëri nga katër kandidatët e propozuar nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion, nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme të deputetëve.

Etrur Maloku, mori më së shumti vota, 49, por të pamjaftueshme për t’u zgjedhur gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

-Advertisement-

Shukri Sulejmani, kandidati i pestë, është eliminuar sot nga gara si pasojë e numrit më të vogël të votave në këtë raund të votimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera