Lajme

Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 15 February 2022

Përsëri sot rreth orës 15:00 ka pasur një alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se policia ka pranuar një telefonatë, ku një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

-Advertisement-

“Menjëherë policia ka ndërmarr të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera