Sërish alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus
21:49 | 06 February 2023
Edhe një tjetër alarm për bombë ka pranuar sonte Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.
Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës.
“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ndryshe një alarm i tillë është dhënë edhe sot rreth orës 16:00.
Policia e Kosovës kishte pranuar informatën për një alarm për bombë, e që doli të ishte i rrejshëm.
Udhëtarët dhe personeli ishin evakuuar, ndërsa një gjë e tillë është raportuar disa herë radhazi brenda vitit të kaluar si në stacion të autobusëve, në aeroport e në ambiente të tjera të vendit.

Të tjera
-
Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit
Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, ...
-
Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar...
-
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin
Një tentim grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Me këtë rast grabitë...
-
Një tërmet i fortë dridh Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi këtë pasdite Greqinë sipas Qendrës Sizmolo...
-
Parashikimi i motit për fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do...
-
“I pafytyrë, të papërgjegjshëm, politikë adventuriste, kryeneçe”, Limaj kritikon Kurtin dhe Qeverinë
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj në RTV Dukagjini nuk i ka kursyer kritikat n...
-
Kurti viziton udhëheqësen e shoqatës “Thirrjet e nënave”, thekson përkushtimin për fatin e të pagjeturve
Në 24-vjetorin e zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tje...
-
Sandulloviq: Vuçiq është kriminel, mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje
Ish-kandidati për president të Serbisë, kryetar i Partisë Republikane, Nikoll...
-
Walker për ‘Marshin për Drejtësi’: Do të doja të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi
Ishte tejet i gëzuar të kuptonte se “Marshi për Drejtësi” si solidarizim me i...
-
Mblidhet MCC, Albright: Festuam arritjet e jashtëzakonshme të Kosovës për “Threshold”
Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Al...
-
Djali i Gucatit: Kryeministri asnjëherë nuk i përmend krerët e tjerë të UÇK-së, pos Rexhep Selimit
Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati, ka kërkuar që të mos bëhen ndasi sa u pë...
-
Vuçiq për targat: Stano konfirmoi se kemi të drejtë, nuk ka afate kohore
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Novi Pazar tha se, p...