Sport

Sergio Ramos i gatshëm të largohet nga Reali

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 13 November 2020

Tashmë është bërë një kohë që po qarkullojnë zëra se Sergio Ramos mund të largohet nga Real Madridi, mirëpo deri më tani asgjë nuk është vërtetuar, shkruan Gazeta inFokus.

E këta zëra i ka konfirmuar Cristobal Soria, i cili është gjithmonë i ftuar në emisionin ‘El Chiringuito’, po ashtu një mik i Ramosit.

Soria ka thënë që nuk e sheh 34 vjeçarin në Santiago Bernabeu, përkundër dëshirës së tij për ta përfunduar karrierën aty.

-Advertisement-

“Unë e di fiksimin dhe dëshirën e Sergios. Ai dëshiron që të qëndrojë në Madrid me çdo kusht, por për momentin e shoh më shumë larg Realit sesa brenda. Përqindjet? Për mua ka 20% shanse që të qëndrojë te Reali dhe 80% shanse që të largohet”, ka deklaruar Soria.

Ai po ashtu ka thënë që Ramos mund të jetë i lirë të nënshkruaj kontratë më cilëndo skuadër, duke i ditur aftësitë e tij.

“Perez ende nuk e kupton që Ramos do të jetë i lirë për të firmosur për një tjetër skuadër të madhe. Kjo është diçka e jashtëzakonshme sepse po flasim për një lojtar, për të cilin rendimenti në fushën e lojës nuk diskutohet. Ai është më i fortë tani sesa kur ishte 25 vjeç”, ka përfunduar Soria.

Kujtojmë që Ramos merr pagë rreth 11.7 milionë eurosh në vit, duke i bërë kështu klubet të hezitojnë për ta transferuar mbrojtësin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera