Rozë

Serena së bashku më vajzën në ballinën e Vogue (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 10 January 2018

Tenistja e famshme botërore, Serena Williams, është personazhi i ballinës së revistës së famshme botërore “Vogue”, së bashku me vajzën e saj katërmuajshe Alexis Olympia Ohanian Jr.

Në këtë revistë, sportistja duket bukur me fustan të kuq nga Versace, e cila bie në kontrast me të bijën e saj, të cilën e kanë kombinuar me një veshje të bardhë.

Ajo po ashtu ka pozuar edhe me gjysmë-motrën e saj Isha Price, motrën Venus Williams, nënën Oracene Price, dhe gjysmë motrën Lyndrea Price. Nuk kishte si të mungonte edhe bashkëshorti i saj Alexis Ohanian.

-Advertisement-

Në lidhje me rolin e ri të mëmësisë, Serena ka deklaruar: “Ndonjëherë bëhem vërtetë keq dhe ndjej se nuk mund të vazhdoj tutje. Është ndjesi e njëjtë negative që e kam në gjykatë ndonjëherë. Mendoj se thjesht kjo jam unë. Askush nuk flet për momentet e dorëzimit – për presionin që e ndjen, këputjen e jashtëzakonshme çdo herë kur e dëgjon fëmijën duke qarë. Jam thyer dhe kam qarë disa herë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera