Serbia vazhdon t’i mohojë kr*me lu*te të kryera në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 18 January 2024
Propaganda e Serbisë dhe narracioni të cilin po e ndërton për Kosovën, s’ka të ndalur.
Përmes mjeteve të informimit, Serbia vazhdimit tenton t’i mohojë krimet e kryera në Kosovë. Së fundmi, pikërisht në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, RTS-i serb ka ritransmetuar një të ashtuquajtur dokumentar për Masakrën e Reçakut, e ku shtrembërohet e vërteta dhe për më tepër mohohen krimet e kryera.
Një fëmijë katër vjeçar nga Strumica është në gjendje të rëndë pas një sulmi fizikNdalimi i përdorimit të dinarit serb në Kosovë, Bislimi sqaron rregulloren e re të BQK-sëTrafiku Urban me rregulla të reja për ndarjen e ulëseve në autobusëTrajtimi me qeliza staminale – revolucion në mjekësi dhe sportGiovanni Reynan po e kërkojnë nga e gjithë Evropa
Bekim Blakaj nga Fondi Humanitar tha se zakonisht materiale të tilla propagandistike transmetohen në përvjetorë të masakrave të kryera në Kosovë.
“Një raport i tillë i medieve në serbi, por edhe përfaqësuesve politik ndaj viktimave që janë shkaktuar nga forcat ushtarake edhe paramilitare në Kosovë, ka pasur edhe gjykime , të pakta por dënuese edhe në Serbi, pavarësisht këtyre aktgjykimeve dënuese ndaj këtyre që kanë kryer krime ende ekziston tendenca që përmes propagandës të mohohet apo shtrembërohet e vërteta mbi krimet e luftës që janë kryer në Kosovë”, tha ai.
Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Saliu, tha se Serbia po bën krim të serishëm në aspektin moral, etik e njerëzor, ndërsa tendencën e mohimit të krimeve nga ana e Serbisë e quan ikje të përgjegjësisë penale, derisa thotë se mohimi i krimit publikisht është vepër penale.
“Të filloj procedura e amendamentimit, plotësimit të kodit penal në mënyrë që edhe tek ne kodin tonë penal të Repubikës së Kosovës, sikurse që është në kodin penal të Maqedonisë, Gjermanisë, të Polonisë, të parashihet si vepër penale e veçantë, mohimi apo minimizimi i krimeve të luftës”, tha ai për RTK.
Ndërsa, profesori në departamentin e gazetarisë, Alban Zeneli, tha se propaganda që Serbia vazhdon ta bëjë kundër Kosovës, mes tjerash, ka për synim ta dezorientojë publikun serb në Kosovë dhe Serbi.
“Pas pavarësisë së Kosovës narrativat e Serbisë janë të fokusuara kryesisht drejtë mohimit të shtetit dhe drejtë mundësisë së minimit të çdo iniciative të Kosovës drejtë faktorizimit ndërkombëtar, këto janë narrativat në të cilat propaganda serbe ka lundruar dhe vazhdon të lundroj në raport me mohimin e krimeve, ata në vazhdimësi edhe luftën tonë çlirimtare e kanë quajtur terroriste”, tha ai.
Prej përfundimit të luftës, tash e 25 vjet, Serbia vazhdon t’i mohojë krimet e kryera në Kosovë derisa drejtësia ende nuk është vënë për shumë masakra e krime të kryera.
Të tjera
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...