Serbia vazhdon përpjekjet që ta pengojë rrugën e Kosovës drejt KiE-së

Autori: Gazeta inFokus
13:42 | 30 October 2022
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia vazhdimisht ka bërë përpjekje dhe thirrje që Kosova të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se Beogradi akoma do ta vazhdojë këtë lobim.
“Që në ditën e parë të kthimit tim në Ministrinë e Punëve të Jashtme e kam trajtuar pikërisht këtë çështje, sepse edhe kjo është pjesë e presionit të përgjithshëm të ushtruar ndaj Serbisë. Nuk jemi në një pozicion të favorshëm, nuk është sekret, sepse pranimi i anëtarëve të rinj në Këshillin e Evropës nuk kërkon pëlqimin e të gjithëve, por dy të tretat e anëtarëve aktualë”.
“Në anën tjetër, lobimi i Kosovës për të hyrë në këtë organizatë ka vazhduar për një kohë të gjatë, me vite dhe ne kemi bërë një përpjekje të madhe deri më tani që kjo të mos ndodhë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në të, me të gjitha si ndaj Këshillit të Evropës ashtu edhe ndaj të gjithë anëtarëve, sepse e dimë shumë mirë se pranimi i Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm dhe një goditje e rëndë për këtë organizatë. Ne gjithmonë u themi atyre qartë se duke hapur derën për Kosovën, do t’i hapim derën kushedi se cilit territor tjetër separatist mund të kërkojë edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës nesër”, ka thënë Daçiq, shkruan Kosovonline, transmeton Klankosova.tv.

Të tjera
-
Nesër tentativa e shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, s’ka sinjale për ndërrim qëndrimesh
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhje çokollatash dhe përdorim të th*kës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për qyte...
-
Pasi e takoi Zelenskyn në Vatikan Trump merret me Putin, përmend sanksione pasi dyshon se ai s’po do ta ndalë l*ftën
Donald Trump dyshon në gatishmërinë e Vlladimir Putinit për t’i dhënë fund lu...
-
Katër nga të arrestuarit për vr*sjen e policit Lika ishin të dënuar për vepra të ndryshme
Disa nga të dyshuarit për vrasjen e zyrtarit policor, ishin të njohur për org...
-
Hoxhaj në Tiranë: Diaspora shqiptare është zgjerimi ynë natyral në Evropë dhe botë
Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pj...
-
“Veç një minutë”, ‘‘Kushton 100€’’, Rama kërkon që të respektohen rregullat e trafikut: Mendo për të tjerët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve t...
-
Shpenzojnë si “VIP-a”, punojnë si “turistë” – ja sa para morën për mëditje ministrat e Kurtit 2
Në vitin 2024, ministrat e Qeverisë së Kosovës, që tashmë janë ministra në de...
-
Osmani pas përshëndetjes me Trumpin: Jemi të përkushtuar ta forcojmë aleancën tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e varrim...
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes gjashtë veturave në Bresje të Fushë Kosovës
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes gjasht...
-
Pse Papa Françesku s’e vizitoi Kosovën sipas ish- ambasadorit Prenkaj
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, ka folur për kontaktet që ...
-
Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave
KFOR ka njoftuar se një stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e t...
-
Deliu-Kodra: Nuk iu frikësohemi zgjedhjeve, LVV të fillojë përpjekjet për konsensus politik
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka pohuar se nuk frikësohen nga mbajt...