Serbia vazhdon ndërtimet në veri të Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 14 March 2022
Ndërtimi i shtëpive nga Qeveria e Serbisë nëpërmjet kompanive shqiptare të Kosovës për serbët në veri të vendit edhe më tej vazhdon. Janë disa ndërtesa kolektive të ndërtuara nga serbët në veri të Mitrovicës, teksa në rrugën e Suhadollit afër lagjes së ‘Doktorëve’ janë lëshuar për banim dy objekte.
Madje, kjo ka qenë arsyeja që të dielën në Mitrovicën e Veriut ka qëndruar ndihmësdrejtoresha e Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Jelena Stojkoviq.
Qëllimi i vizitës së saj ishte dorëzimi i çelësave të banesave për 12 familje në këtë qytet. Por, banorët shqiptarë të kësaj ane thonë se në tërë veriun Serbia është duke ndërtuar objekte të larta për banorët serbë.
“Vetëm muajin e fundit në lagjen e Boshnjakëve janë shitur pesë shtëpi. Bëhet fjalë për pesë shtëpi shqiptare të shitura, të cilat qeveria e Serbisë i blen dhe më pas përmes strukturave paralele i rrënon ato dhe bënë ndërtimin e objekteve kolektive”, ka theksuar për RTK-në, Bashkim Cimili, banor i veriut të Mitrovicës.
Të tjerët banorë shqiptarë janë të shqetësuar se përmes këtyre ndërtimeve po tentohet të bëhet kolonizimi i kësaj pjese nga Serbia. Ndërtimi i këtyre objekteve pothuajse po bëhet komplet nga kompanitë shqiptare.
“Të gjithë ata që janë ardhur prej Serbisë bëjnë një okupim nën dirigjimin e kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe vijnë investojnë me pare të Serbisë dhe Rusisë me kontrabandistë shqiptarë. Të gjitha ndërtimet janë prej punëtorëve shqiptarë në krejt veriun”, ka treguar Fevzi Beqiri, një tjetër banor i veriut të Mitrovicës.
Kryetari i KMDLNJ-së për rajonin e Mitrovicës, Halit Barani, thotë se një vëmendje më e madhe e Serbisë për këtë pjesë shihet muajve të fundit. “Të gjitha objektet janë pa leje të institucioneve të Republikës së Kosovë. Kush po do po bën çka po dëshiron në pjesën e okupuar të qytetit, sepse këtu veprojnë të gjitha institucionet e Serbisë”, ka thënë Berani.
Të dielën 12 familjeve serbe në veri të Mitrovicës, nga zyrtarët e Beogradit, u janë dorëzuar çelësat e banesave të reja. E përveç kësaj, serbët ende shfrytëzojnë në formë uzurpimi mbi 400 banesa të banorëve shqiptarë të veriut.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...