Ekonomi

Serbia tronditet nga bashkimi doganor Kosovë-Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 07 June 2018

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq ka deklaruar se institucionet kompetente të këtij vendi do të reagojnë ndaj bashkimit doganor të Prishtinës dhe Tiranës, duke shtuar se para Serbisë nuk është një periudhë e lehtë.

“Ka institucione të tjera që do t’i përgjigjen kësaj, nuk është një kohë e lehtë për Serbinë.

Ne duhet të zgjidhim disa nga gjërat që janë para nesh dhe nga ana tjetër, duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që populli ynë në Kosovë të ketë një jetë të mirë dhe sigurisht Serbia e ka statusin që meriton” tha duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për të komentuar mbi unfikimin doganor të Prishtinës dhe Tiranës.

-Advertisement-

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të martën i kanë thënë po rezolutës së Partisë Socialdemokrate për unifikimin e pikave doganore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera