Lajme

“Serbia thoshte se nuk ka gjasë të ndodhë as Pavarësia, por e gëzojmë”, Thaçi përmend marrëveshjen përfundimtare

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 07 May 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë për unifikim të qëndrimeve në Kosovë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tij me besimin e SHBA-ve në këtë proces mund të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë duke mos cenuar integritetin territorial të Kosovës.

“Kosova është shtet i pavarur e sovran. Bashkimi Evropian Dialogu duhet të vazhdoj mes shteteve të pavarura e sovrane, duke respektuar integritetin territorin dhe duke mos e cenuar atë”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Kreu i shtetit ka thënë se janë të rëndësishme deklarimet e Beogradit sa është i rëndësishëm uniteti i spektrit institucional dhe uniteti i vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

“Zyrtarët e Serbisë kanë thënë edh më herët se nuk ka gjasa as për liri e as pavarësi por ja që e gëzojmë edhe lirinë edhe pavarësinë”, është shprehur Thaci./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera