Lajme

Serbia thirrje Komisionit Evropian: Të hiqen vizat për serbët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 22 April 2023

Serbët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm nga janari i vitit të ardhshëm, siç do të mund ta bëjnë këtë banorët që posedojnë pasaportën e Republikës së Kosovës.

Kjo pasi, sipas vendimit të Komisionit Evropian, qytetarët me banim në Kosovë, të cilët janë të pajisur me pasaporta serbe të dorës së dytë, të lëshuara nga Administrata Koordinuese në Beograd duhet të aplikojnë për vizë.

Siç shkruan Kosovo Online, përfaqësuesit diplomatikë serbë janë të kontakte të vazhdueshme me autoritetet evropiane.

-Advertisement-

Këtë, për mediumin respektiv e ka pohuar edhe ministria serbe, duke thënë se bisedimet janë intensifikuar.

“Pasi institucionet e BE-së iniciuan dhe më pas morën vendim për liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovë, u intensifikuan diskutimet e palës sonë me Komisionin Evropian lidhur me dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga Administrata Koordinuese. Qëndrimi i Republikës së Serbisë për këtë çështje është mjaft i qartë – qytetarët që janë posedues të dokumenteve të udhëtimit të përmendura nuk mund dhe nuk duhet të diskriminohen, dhe detyrimi për të pasur vizë për të udhëtuar në BE duhet të hiqet.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera