Serbia sjell barna për serbët e Kosovës, dërgesa pret lejen e MSH-së
Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 04 November 2023
Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe ishte ankuar gjatë javës së kaluar se serbët kanë mbetur pa barna në institucionet paralele shëndetësore të tyre.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ishte duke e trajtuar këtë çështje, Serbia ka dërguar në kufi kamionë me barna.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike, kontingjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet e serbëve në Kosovë. Dy kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme e solucionet infuzive kanë hyrë në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, ka deklaruar Petkoviq.
Por, këto barna akoma nuk kanë arritur në destinacionet brenda Kosovës drejt të cilave ishin nisur.
Dogana e Kosovës i ka treguar Dukagjinit se kjo dërgesë është në mbikëqyrje doganore derisa Ministria e Shëndetësisë të marrë vendim.
“Një dërgesë me barna donacion është deklaruar për zhdoganim pranë Doganës së Kosovës. E njëjta i është nënshtruar aplikimit për lejim importi pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës do të trajtojë këtë kërkesë konform procedurave dhe dispozitave ligjore dhe deri në përfundim, dërgesa mbetët nën mbikëqyrje doganore”, kanë thënë nga Dogana. /RTVDukagjini/
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...