Rajoni dhe Bota

Serbia shtrëngon masat pas rritjes më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga prilli

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 02 July 2020

Serbia ka shtrënguar sërish masat e kufizimit si pasojë e COVID-19 pas regjistrimit të pikës së saj më të lartë në rastet e coronavirusit që nga prilli.

Madje, sipas Euronews, tri spitale në Beograd, pas një pushimi prej vetëm një muaji, janë shndërruar përsëri në hapësira vetëm për pacientët me coronavirus.

“Shtretërit mbushen me një shpejtësi të shpejtë sapo ato të vihen në dispozicion të pacientëve me COVID-19”, ka thënë mjeku i një prej spitaleve AFP-së në kushte anonimiteti.

-Advertisement-

Pasi ka kaluar valën e parë të epidemisë në fillim të majit, Serbia ka parë një “rigjallërim” të numrit të rasteve, duke u rritur zyrtarisht nga rreth 50 infeksione ditore një muaj më parë në më shumë se 350 sot.

Vendi kishte larguar masat e bllokimit duke lejuar tubime të mëdha siç janë edhe ndeshjet sportive.

Serbia ishte vendi i parë në Evropë që mbajti zgjedhjet pas heqjes së masave të bllokimit dhe që prej asaj kohe, disa zyrtarë qeveritarë përfshirë ministrin e mbrojtjes kanë dalë pozitiv në testimin për virus.

Atje ka pasur gjithsej më shumë se 15,000 raste dhe pak nën 300 vdekje në vend që nga fillimi i epidemisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera