Lajme

“Serbia rreshtohet me Rusinë, zor që kthehet nga Perëndimi”

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 28 August 2023

Gynen Venhari, redaktor në “Geopost”, ka folur për kërkesën e drejtorit të Shërbimit Inteligjent serb, Aleksandar Vulin, për anëtarësimin e Serbisë në BRICS në grupin e shteteve ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, and Kina.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Serbia e ka të vështirë kthimin në rrugën perëndimore.

“Gjitha shtetet e Ballkanit kanë aspirata evropiane të gjithë liderët e pranojnë, pos Serbisë. Serbia ende është e rreshtuar nga Rusia edhe shpirtërisht edhe ideologjikisht, dhe është mjaft problem që ajo të kthehet nga perëndimi”.

-Advertisement-

“Kjo jo vetëm që është një sfidë jo vetëm për Ballkanin por edhe për të gjitha shtetet e perëndimit, shtetet e NATO-s edhe në aspektin sigurisë, gjeopolitik, gjeostrategjik dhe ekonomik. Duke e ditur se Kina sa ka ndikim në disa shtete në Ballkan, shtrirja e saj edhe në Afrikë është rrezik për të gjithë”.

“Kosova si një shtet i vogël i ka shprehur aspiratat properëndimore që janë argumentuar deri tani, kjo i takon më shumë shteteve të mëdha që të zgjidhin këtë çështje, sidomos BE-së”, tha Venhari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera