Lajme

Serbia propagandon për çnjohje të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 23 June 2018

Ndonëse para pak ditësh mediet serbe raportuan se Liberia e kishte tërhequr njohjen ndaj Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme e këtij shteti e ka demantuar një gjë të tillë gjatë ditës së djeshme, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se paralajmërimet e tilla për tërheqje të njohjeve janë propagandë e Serbisë, pasi akti i tërheqjes nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare.

Megjithatë, ata pohojnë se deklarimet e tilla shkaktojnë efekte të dëmshme në drejtim të Kosovës, veçmas te vendet që nuk e kanë njohur dhe hezitojnë ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, shkruan Gazeta “Zëri”.

-Advertisement-

Ndonëse në vazhdimësi gjatë muajve të fundit është raportuar për tërheqje të njohjeve, duke nisur nga Surinami, Burundi, Gana e deri te Liberia, shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, duke i cilësuar si shpifje të Serbisë deklarimet për “çnjohje”, ka garantuar qytetarët e vendit se Kosova e ka të ardhmen e sigurt. Pavarësisht kësaj, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se diplomacia kosovare ka dështuar tërësisht, duke mos sjellë as njohje të reja e duke mos i forcuar as raportet me vendet që tashmë e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera