Lajme

Serbia po përdorë rrugë ilegale malore për t’ju afruar kufirit me Kosovën, thotë Petrit Selimi

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 26 September 2021

Pas fluturakeve dhe helikopterëve serbë, në afërsi të kufirit në Jarinje, Serbia duket se ka futur në funksion edhe tanket e saj.

Madje kjo sipas një llogarie në Instagram, po bëhet përmes zonave malore pranë kufirit me Kosovën.

Për këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, njëherit drejtori i MCC-së në Kosovë, i cili shkruan se Serbia këtë pasdite përdori rrugë ilegale në pyjet në kufi për t’ju afruar territorit të Kosovës.

-Advertisement-

”Automjetet e blinduara serbe me mitralozë të rëndë po përdorin rrugë ilegale në pyjet në kufi me Kosovën për t’iu afruar territorit të Kosovës këtë pasdite”, shkruan ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera