Lajme

“Serbia po e imiton Rusinë”

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 19 July 2021

Zlatko Vujoviq, analist i çështjeve politike nga Mali i Zi, në një bisedë me Radion Evropa e lirë, vlerëson që kur bëhet fjalë për orientimin ideologjik, Serbia po shkon gjithnjë e më shumë drejt Rusisë.

“Serbia, nën presidentin Vuçiq, po përpiqet të imitojë sjelljen e Rusisë, si një fuqi rajonale që përfaqëson një fqinj të rrezikshëm për të gjithë ata që ndajnë kufijtë me të”, tha Vujoviq.

Por, siç shprehet ai, Serbia nuk ka burime si Rusia për të krijuar konflikte të ngrira, siç krijoi Rusia në Gjeorgji, Moldavi, Ukrainë, por të përpiqet të destabilizojë rajonin përmes luftës mediatike, duke përdorur komunitetet kombëtare të saj që jetojnë në vendet e tjera.

-Advertisement-

Kjo krijon konflikt midis Serbisë dhe Perëndimit, thotë Vujoviq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai pret reagimin e Bashkimit Evropian ndaj afirmimit të “Botës serbe”.

“Kjo është diçka që çon gjithnjë e më thellë në konflikt me politikën e SHBA-së, me presidentin (Joe) Biden, por gjithashtu edhe me atë që do të duhej të ishte politikë e Bashkimit Evropian. Megjithatë, Bashkimi Evropian, në shtatë apo tetë vjetët e fundit, nuk ka politikë të qartë për Ballkanin Perëndimor. Për këtë shkak, presidentit Vuçiq i është hapur mjaft hapësirë”, tha Vujoviq.

Ai vlerëson se vetë Vuçiqi e përdor këtë situatë për të zbatuar politikën e tij rajonale.

“Ndonëse Vuçiq i bën disa lëvizje të mira taktike, ai po bën po bën gabime të mëdha strategjike. Duke krijuar një hendek me Shtetet e Bashkuara dhe duke thelluar ndikimin e Rusisë në Serbi, duke u bërë një instrument i politikës ruse në Ballkanin Perëndimor. Vuçiqi në terme afatgjata, afatmesme dhe kam frikë edhe në afatshkurta, po e shemb pozicioni mbi të cilin e ka ndërtuar sundimin në Serbi”, tha Vujoviq./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera