Lajme

Serbia, përveç se ka kryer gjenocid në Kosovë, ende po vazhdon ta mohojë masakrën e Reçakut

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 15 January 2023

Ministri i Punës së Serbisë, Nikola Selakoviq, ka vazhduar të propagandojë, duke mohuar gjenocidin e që aparati shtetëror i Serbisë në Kosovë ndaj popullit shqiptar të pafajshme.

Selakovç e ka akuzuar ish-Ambasadorin e OSBE-së, William Walker se ky i fundi e ka keqpërdorur OSBE-në.

Ka propaganduar Selakoviq  duke thënë quajtur “manipulimi i shkathët i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare nën firmën e OSBE-së dhe udhëheqjen e William Walker e shndërroi këtë veprim antiterrorist në shkak të agresionit të NATO-s kundër atdheut tonë në vitin 1999”, raporton Tanjug, përcjell Dukagjini.com.

-Advertisement-

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor përderisa në krye të Serbisë është ish-ministri i Millosheviç-it.

Kurti, në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë vështirë e arritshme përderisa në krye të shtetit të Serbisë është ish-ministri i Sllobodan Millosheviç-it, presidenti aktual i Serbisë, Aleskandar Vuçiq.

Sipas kryeministrit të Kosovës, udhëheqësit e Serbisë ende vazhdojnë t’i mohojnë krimet e aparatit shtetëror të Serbisë të kryera në Kosovë.

“Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, edhe një herë vajtojmë 45 civilët shqiptarë të masakruar nga forcat serbe”.

“Për sa kohë që udhëheqja e Serbisë – e udhëhequr nga ish-ministri i Millosheviçit – vazhdon të mohojë krimet e saj në të kaluarën, paqja e vërtetë në WB6 do të jetë e paarritshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera