Lajme

Serbia nuk i lejon ministrat e Kosovës që ta vizitojnë Luginën, reagon ashpër Shaip Kamberi

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 27 November 2021

Serbia ua ka refuzuar vizitën në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc ministrave kosovarë.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili ka thënë se Serbia vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon që kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare.

“Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë.

-Advertisement-

Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare”, ka shkruar Kamberi.

Në reagimin e tij Shaip Kamberi ka thënë se Lugina e Preshevës në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identitetit kombëtarë.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë ka thënë se nuk ka moment tjetër për veprim, so është nevoja dhe koha.

“S,ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha:

“Right Here, Right NOW””, ka përfunduar ai. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera