Serbia neutrale, Bërnabiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, do ta mbrojmë këtë pozicion
Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 03 March 2022
Ish-Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka shpërndarë në Facebook, deklaratën e bërë gjatë ditës së sotme nga kryeministrja serbe Ana Brnabiç, e cila thekson qartë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj individëve dhe kompanive ruse.
Ndërsa e shoqëron statusin e Brnabiç me përshëndetjen ruse Dasvidania (Mirëupafshim).
Postimi i Majkos:
“Pozicioni i Serbisë është i qartë… Nuk është në interesin tonë jetik të vendosim sanksione kundër individëve dhe kompanive ruse dhe do ta mbrojmë këtë pozicion.” (Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç)
Kryeministrja serbe Brnabiç në një intervitë për televizionin Prva ka theksuar se Serbia do të vijojë të ndjekë të njëjtën politikë të jashtme, dhe askush nuk mund të ankohet për qendrimin e saj.
Ajo nënvizoi se Serbia, në përputhje me interesat e tij jetike, nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Serbia do të përfaqësojë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së qëndrimet e miratuara në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha kryeministrja Brnabiç ndërsa paralajmëroi se po përballemi me ditë të vështira dhe kohë të vështira.
‘Ne respektojmë integritetin territorial të Ukrainës, ashtu siç duam që të respektohet integriteti i Serbisë dhe në përputhje me interesat tona jetike, nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Gjithashtu, ne duam të ruajmë neutralitetin tonë ushtarak, prandaj morëm vendimin që pjesëtarët e ushtrisë dhe Ministrisë së Brendshme të pezullojnë të gjitha aktivitetet e planifikuara me vendet e tjera deri në një njoftim të dytë, nënvizoi Brnabiç.
Ajo tha se Serbia po ruan paqen, stabilitetin dhe sigurinë.
‘Për këtë arsye do të kemi edhe më shumë mirëkuptim, durim, do të jemi më fleksibël në raport me deklaratat e pamatura politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Serbia mbron interesat kombëtare, respekton ligjin ndërkombëtar’, përfundoi Brnabiç /Abcnews.al/
Të tjera
-
Shpërthen goma e avionit, dy të vdẹkur në SHBA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Atlantës në SHBA, ku dy person...
-
“Një i lënduạr” – Policia jep detaje për gjuajtjen me ạrmë në qendër të Prishtinës
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e armatosur që ndod...
-
Arrestohet një 60 vjeçar si i dyshuar për plạgosjen që ndodhi sonte në Prishtinë
Një person raportohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi në drejtim të ti...
-
Mefail Bajqinovci i bindur: Ura do të hapet, shefi i CIA-s nuk erdhi për urë
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, “garantoi” se nuk do të cënohet asnjë u...
-
Raportohet për gjuajtje me ạrmë zjạrri në Prishtinë, Policia bllokon një pjesë të rrugës
Para pak minutash dyshohet se ka ndodhur një gjuajtje me armë në Prishtinë. ...
-
Zyra e kryeministrit jep detaje për takimin e Kurtit me Admiralin Stuart Munsch
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Komandantin e Komandës...
-
Udhëheqësi suprem i Iranit, i hapur ndaj negociatave me SHBA për programin bërthamor
Udhëheqësi suprem i Iranit la të hapur të martën mundësinë e negociatave të r...
-
Ish-presidentja Jahjaga darkon me admiralin Munsch: E falënderova për kontributin e KFOR-it
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka darkuar sonte me admiralin Stua...
-
Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Kosova duhet të mbështetet në çdo rrethanë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka bërë apel ambasadorëve dhe konsujv...
-
“Angazhimi im politik ka pasojë, rezultat dhe pikënisje luftën në Kosovë” – Rrëfimi i Dardan Molliqajt
Aktivisti dhe politikani Dardan Molliqaj, ka folur mbi fillet e angazhimit të...
-
Molliqaj: Kurti nuk e përjeton Kosovën, familjen dhe pronat i ka në Norvegji
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti...
-
Gashi: S’kemi menduar asnjëherë për hakmarrje ndaj UDB-ashve shqiptarë edhe pse s’u penduan kurrë
Ish i burgosuri politik, Ramadan Gashi, në “Debat Plus”, ka rrëfyer për tortu...