“Serbia monitoronte zgjedhjet nga afër, i kemi identifikuar individët që silleshin “rreth e çark” vendvotimeve”
Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 25 April 2023
Ministri i Punëve të Jashtme, Xhelal Sveçla, ka folur për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.
Sveçla ka thënë që Beogradi përveç që ka bërë ftesë për mosdalje në zgjedhje, edhe ka kërcënuar.
“Nuk ishte vetëm që i bënë ftesë, ata edhe kërcënuan. Ata thanë se çdokush që do të dalë dhe do të votojë do të identifikohet, është armik i Serbisë”, tha Sveçla në një intervistë për RTK.
Tutje, Sveçla tha se strukturat paralele të Serbisë monitoruan këto zgjedhje duke qëndruar 100 metra larg vendvotimeve, kështu për t’u siguruar që shiheshin prej popullit, e për të përçuar mesazhin se do të identifikoheshin nëse do të votonin.
“Ata në fakt edhe monitoronin vendvotimet tona qoftë përmes kamerave elektronike qoftë edhe përmes individëve që shëtisnin rreth e çark”.
Ministri Sveçla tha se këto struktura paralele janë identifikuar.
“Ish-zyrtarët policorë të cilët kanë dhënë dorëheqje të cilët luajnë një kinse rol të kujdestarisë të themi më mirë se jo policore sepse nuk kane kapacitetet dhe as mundësitë por një lloj intelegjence të heshtur, të cilët pastaj tyë gjitha këto informata ia raportojnë Serbisë”, shtoi Sveçla.
Kjo, sipas Sveçlës, ka shkaktuar frikë te serbët e Kosovës.
Tutje, ai tha se janë duke punuar jo vetëm në identifikimin por dhe dëshmimin e veprimeve të tyre ilegale.
Të gjitha këto, tha ministri Sveçla, do të adresohen në Prokurori
Të tjera
-
Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë, dy të dyshuar në arrati
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë. Në Lipjan një gr...
-
Mosvotimi i projektligjeve – VV fajëson disa deputetët e vetë
Gjatë muajit shtator pritet që Kuvendi i Kosovës t’i rikthehet punës në sesio...
-
Thẹret me thịkë një burrë në Deçan, i dyshuari ikë nga vendngjarja
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është therur me thikë dje në Deçan...
-
Plagoset një burrë me armë gjuetie në Vushtrri, dërgohet në QKUK
Një burrë është arrestuar në Sllakoc të Vushtrrisë, i cili dyshohet se plagos...
-
7 vjet nga votimi i Qeverisë Haradinaj
Sot mbushen shtatë vjet kur tashmë ish-legjislatura e gjashtë e Kuvendit të K...
-
Trajkoviq: Vuçiq nuk heq dorë lehtë nga strukturat mafioze si Radoiçiq e Veselinoviq, i shërbejnë projekteve të tij personale
Në një situatë ku po vijnë shantazhe nga të gjitha anët, strategji e presiden...
-
Dronët rusë shkelin hapësirën ajrore të Rumanisë dhe Letonisë
Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët rusë shkelën hapësirë...
-
Këto janë vendet me rritjen më të lartë ekonomike në BE
Ekonomia e eurozonës dhe Bashkimit Evropian u rritën vetëm në mënyrë modeste ...
-
Disa të vdekur e të lënduar pas tri aksidenteve me aeroplanë të vegjël në Gjermani
Tre persona në Gjermani vdiqën në dy aksidente të veçanta avioni në shtetin e...
-
“SHOTA” fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Spanjë
Ansambli Kombëtar “SHOTA” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar...
-
Zgjedhjet e nëntorit në SHBA! Garë e ngushtë mes republikanit Trump dhe demokrates Harris, ja çfarë tregon sondazhi i fundit
Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump dhe r...
-
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vra...