Ekonomi

Serbia mbanë të uzurpuara nëntë prona të Postës

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 19 June 2021

Telekomi i Kosovës i detyrohet ndërmarrjes tjëtër publike, Postës së Kosovës mbi 1 milion euro. Edhe pse janë të ngjitura njëra me tjetrën, Telekomi i Kosovës i detyrohet ndërmarrjes tjëtër publike, Postës së Kosovës mbi 1 milion euro.

Megjithatë borxhe të tilla duket se mund të kanë ndikuar që Posta e Kosovës të mos jetë aq mirë financiarisht.

Kjo sipas një raporti financiar që ka nxjerrë Zyra Kombëtare e Auditimit. Detaje të këtij raporti jep Arvita Zylferi udhëheqëse e Divizionit për Auditimin e Ndërmarrjeve Publike.

-Advertisement-

Një nga gjetjet kryesore është se nëntë prona të Postës së Kosovës janë të uzurpuara nga operatori publik postar i Serbisë.

Të njëjtat nuk mund të shfrytëzohen nga Posta e Kosovës. Por të gjeturat e këtij raporti ish-Kryeshefi i kësaj ndërmarrje Xhevdet Smakiqi i quan historike.

Smakiqi thotë se në këtë ndërrmarrje është punuar dhe ka pasur përmirësim financiar. Së fundmi, Bordi i ri i Postës ka emër kryeshefin e ri të kësaj ndërmarrje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera