Lajme

Serbia kthen borxhin e Kosovës deri më 2041

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 07 July 2017

Borxhi i jashtëm i Kosovës, siç u mor vendim më 30 qershor të këtij viti, bart shumën e 304, 5 milionë euro.

Por këtë borxh nuk do ta paguajë Republika e Kosovës, por Serbia, e këtë do ta bëjë deri më 2041, kur të përfundojë rata e fundit e borxhit ndaj kreditorëve.

Ndërkohë që, sikundër bëjnë të ditur mediat serbe, borxhi më i madh është paguar nga Serbia, ngase këto obligime kanë dalë para dhjetë vitesh, kur borxhi arrinte shumën e miliarda eurove, transmeton RTK.

-Advertisement-

Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare e Serbisë (NBS), obligimet ndaj Kosovës Serbia ka marrë sipas riprogramimeve të marrëveshjeve ku është marrë vendim gjatë periudhës 2002-2005, borxhi arrinte 932,73 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxheve ishin të periudhës së viteve ’70-ta e ’90-ta, të shekullit të kaluar.

Guvernatorja e Bankës Kombëtare e Serbisë (NBS), Jorgovanka, Tabakoviq, deklaroi për mediat serbe se këtë borxh po e lanë ngase Serbia, sipas saj, e konsideron Kosovë territor të vetin.

“Kjo është çështje specifike. Serbia paguan borxhin e Kosovës, sepse Kushtetuta e saj e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë”, deklaroi guvernatorja e Bankës serbe, Tabakoviq, për mediat serbe.
Tutje, guvernatorja e Bakës serbe, Jorgovnaka Tabakoviq, theksoi se që nga viti 2002 Serbia ka paguar një pjesë të borxhit publik të jashtë, që janë shfrytëzuar nga Kosova, që arrin shumën e 649,68 milionë eurove.
Por që, borxhi që do ta paguajë Serbia, sipas guvernatorës së Bakës serbe, do të vazhdojë të paguhet deri më 2041.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera