Fokus

Serbia kishte dështuar dialogun kur i janë përmendur dëmet e luftës

Autori: Halil Berisha 14:15 | 17 September 2020

Dialogu në Vjenë kishte dështuar vite më parë shkaku i dëmeve të luftës.

Kjo pasi kur delegacioni kosovar i kishte përmendur atij serb, dëmet e luftës, ata kishin lëshuar takimin, shkruan Gazeta Infokus.

Një gjë të tillë Infokusit ja ka përmendur ish-Ministri i Financave, Haki Shatri.

-Advertisement-

“Ne kemi pas agjendën tonë edhe materialin e kemi shpërnda te ndërmjetësuesit e pala kundërshtare, ndërmjetësuesi Rohan ka qenë e kanë fillu bisedën edhe e kemi diskutu sa më kujtohet e di që kemi bisedu vetëm pikën që lidhet me borxhet e jashtme të Kosovës”, ka thënë Shatri për Infokus.

Lexo edhe:

A do të flitet sot në Bruksel për kompensimin e dëmeve të luftës

Mirëpo, kur nga borxhet e jashtme ka dal tema tek dëmet e luftës, delegacioni serb, nuk ka pranuar të flas, shkruan Gazeta Infokus.

“nuk ka pas dakordim me palën tjetër e janë ndërpre e jemi kthy në shpi, këto tjerat pensionet e dëmet e luftës nuk janë pajtu e nuk kemi mbrri më tutje e në këtë pikë jemi pajtu atëherë e Qeveria e Kosovës është duke i përditësua nuk e di deri ku kanë mbërri”, ka thënë Shatri.

Sikur atëherë që pjesë e ekipit ishte Muhamet Mustafa edhe tash në cilësinë e ekspertit të Ekonomisë do të jetë pjesë e dialogut.

Mustafa ishte edhe pjesë e grupit që ka bërë vlerësimin e dëmeve të luftës.

E këto dëme, konsiderohen të jetë sa buxheti i Kosovës për 10 vite./Gazeta Infokus/

Lexo edhe:

Dëmet e luftës që i shkaktoj Serbia janë sa afër 10 buxhete të Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera